Një politikan qytetar e cilësoi Dashamir Shehi, ish-kryeministrin Fatos Nano në “Off the Record”, i cili po përballet prej ditësh me një sëmundje të rëndë.
Dy momente i njeh Shehi politikanit Fatos Nano që janë reformimi i PPSH dhe mosafrimi i kriminelëve në politikë ndonëse e kishte mundësinë në 1997.
“Ne po flasim sikur ky zotnia nuk është më. Është more dhe shpresoj që të shërohet. Nano ishte më qytetar sesa këta. Ishte një hedonist, njeri liberal, për jetën.. Politikisht ka dy momente që duhen vlerësuar. Ai nga PPSH e ktheu në Partinë Socialiste, e zgjodhën atë sepse duheshin disa të rinj. I hyri detit në këmbë dhe një barake të vjetër si PPSH ta modernizonte", tha Shehi në Off The Record me Andrea Dangllin duke shtuar se:
"Kur doli nga burgu në 1997, mbështetja ka qenë një tufë rrugaçësh e kriminelësh, por nuk i afroi, nuk u bënë ministra e deputetë. Nuk bëri as Zanin deputet, as tjetrin, se sot po shohim që këta bëhen. Ky i mbajti në distancë. Ishte një njeri normal, dhe nuk e çoi luftën për të goditur qytetarët. Nuk është se ka drejtuar shumë. Nano ka ndenjur 2-3 vjet. Kanë nostalgji për kohën liberale. Nano ka ndenjur pak. Herën e parë nuk e bëri vitin. Herën e dytë ka ndenjur dy vjet dhe kanë qenë më pak të lavdishme”, tha Shehi në A2. (A2 Televizion)