Detyrim paraqitja në SPAK, Berisha nuk i ndahet Irena Gjokës: Duhet të shkarkohet

Nga A2 CNN
20 Tetor 2025, 19:31 | Politikë

Detyrim paraqitja në SPAK, Berisha nuk i ndahet Irena Gjokës: Duhet

Nga Prokuroria e Posaçme, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje për çështjen “Partizani”, Sali Berisha sulmoi për të disatën herë gjyqtaren e hetimeve paraprake Irena Gjoka.

Berisha deklaroi se Irena Gjoka duhet shkarkuar për shkak se sipas tij ka fshehur dënimin dhe dëbimin nga Greqia për falsifikim dokumentesh. 
Sipas Berishës, Gjoka do të shkarkohej që me hyrjen në fuqi të ligjit të dekriminalizimit, por shtoi se ajo po mbrohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokuroria e Përgjithshme dhe KLGJ.

Sipas tij, çdo vendim i gjyqtares konsiderohet “nul” që nga dita që sipas tij ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit.

Dosja për çështjen “Partizani” kaloi për gjykim më  datë 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet nga SPAK se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos