"6500 shqiptarë braktisën pasaportën shqiptare", ja si i komenton Milva Ekonomi shifrat shqetësuese

Nga A2 CNN
5 Prill 2025, 21:29 | Politikë

Ish-ministrja për Shtetin dhe Standardet e Qeverisjes, Milva Ekonomi u vendos në studion e “Off the Record” përballë shifrave, kokëforta duhet thënë sa i përket emigrimit të shqiptarëve përgjatë qeverisjes së Partisë Socialiste.

Moderatori Andrea Danglli i tha Ikonomit nëse është korrekte t’iu kërkosh votën shqiptarëve duke iu premtuar pasaportën europiane në 2030, në një kohë kur shifrat zyrtare tregojnë se 6500 qytetarë e kanë braktisur pasaportën e vendit tonë në 10 vitet e fundit dhe 429 mijë të tjerë kanë emigruar nga 2011 deri në 2023.

Deputetja socialiste u përgjigj duke thënë se qytetarët nuk mund të privohen nga liria e lëvizjes.

“Në momentin që bëhesh pjesë e BE, ke një pasaportë europiane që të njeh më mirë t katërta liritë që ti ke. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, kapitaleve, shërbimeve dhe investimeve., Shqipëria bëhet një vend i barabartë me të tjerat. Do jenë këta shqiptarë që do lëvizin, apo do jenë italianë e holandezë që do vijnë. Kjo është një gjë që do e shohim bashkë në kohë”, tha Ekonomi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Sa i përket braktisjes së shtetësisë nga bashkëkombësit tanë, Ekonomi tha se në disa raste detyrohen prej rregullave në vendet ku janë zhvendosur dhe kanë ndërtuar jetën e tyre.

“Sepse vendi ku ti ke emigruar, dhe do të bëhesh shtetas se i ke plo2ësuar kushtet, i ke paguar në rregull taksat, ke aq vite që jeton etj.... i di rregullat ti, do marrësh shtetësinë. Ka disa vende që nuk e lejojnë dyshtetësinë siç ishin Gjermania dhe Austria”, shpjegoi ajo në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

E pyetur më tej nëse premtimi për anëtarësimin në BE, që kryeministri Rama dhe socialistët duke kërkuar votën në zgjedhjet e 11 majit, do të arrijë të ikjen e shqiptarëve, Ekonomi tha: “Jo, jo duhet të dish diçka, net migration, ajo që duhet ta bësh ti me kujdes, është historiku midis dy Censve. Kemi Censin e 2001-2011 dhe 2011-2023, mënyra e të larguarit të shqiptarëve ka qenë 47-48 mijë shqiptarë (net migration) që lëvizin çdo vit. Në periudhën e dytë net migration janë 41 mijë shqiptarë që lëvizin çdo vit. Ato numrat janë gati njësoj për të dy periudhat. Kjo tregon se edhe me pasaportën e BE, e drejta për të vendosur se ku jeton ti është e drejtë europiane. Ti mund të kesh prapë njerëz që lëvizin për punë, siç do kesh dhe të huaj që do vijnë të jetojnë në Shqipëri."

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos