Korreshi denoncon ndotjen në Konjat: Ulëritëse, shteti do ketë ikur me pushime

Nga A2 CNN
8 Gusht 2026, 09:39 | Politikë

Korreshi denoncon ndotjen në Konjat: Ulëritëse, shteti do

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar situatën e ndotjes në hyrje të fshatit Konjat, në njësinë administrative Dushk.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Korreshi shprehet se plehrat dhe fekalet janë lënë prej ditësh nën diell, duke krijuar një situatë të rëndë higjieno-sanitare dhe erë të rëndë për banorët dhe kalimtarët.

Me ironi, deputeti shprehet se “shteti do të ketë ikur me pushime” dhe se mbetjet do të mbeten aty deri në shtator.

“Ulëritëse!!!

Konjati, Njësia Administrative Dushk, në hyrje të saj, një miksim aromës së fekaleve dhe plehrave që e kanë marrë shtruar nën rrezen e diellit prej ditësh.

Kjo është panorama në hyrje të fshatit për të dalë në autostradë.

Thonë që do hapet një biznes kundragazesh, ndaj po e testojnë situatën.

Shteti do ketë ikur me pushime, plehrat kur të kthehen andej nga Shtatori, me kismet”, shkruan Korreshi në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos