Karakaçi: Hapet për qarkullim një tjetër segment i rëndësishëm i Korridorit VIII

Nga A2 CNN
7 Gusht 2026, 08:34 | Politikë

Karakaçi: Hapet për qarkullim një tjetër segment i

Një tjetër segment i rëndësishëm i Korridorit VIII është hapur për qarkullim. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Hapet për qarkullim një tjetër segment i rëndësishëm i Korridorit VIII! Nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri 500 metra pas fshatit Mirakë, tashmë është i aksesueshëm segmenti i ri rrugor prej 7.5 km, me dy korsi vajtje-ardhje. Ky investim është pjesë e projektit “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë”, duke shënuar një tjetër hap në modernizimin e një prej akseve më të rëndësishme të vendit. Me hapjen e këtij segmenti përmirësohet ndjeshëm qarkullimi, rritet siguria rrugore, shkurtohet koha e udhëtimit dhe lehtësohet transporti i qytetarëve dhe i mallrave”, shkruan Karakaçi në një postim në "Facebook".  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos