“9 nëntori është djegur”, Blendi Klosi zbulon kur do të zhvillohen zgjedhjet në Tiranë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 18:37 | Politikë

Në “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata, në A2 CNN, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, zbuloi se zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës mund të zhvillohen në prag Krishtlindjesh.

“Ne po përgatitemi sikur zgjedhjet të jenë nesër. Nuk është se ne frigohemi nga data, sa më shpejt ajo datë të jetë, aq më mirë do ishte për qytetarët. Kurse për ne si forcë politike do të presim vendimin e Kushtetueses dhe pastaj datën e re të Presidentit, por ashtu siç llogaritë duken i bie që mesi i dhjetorit të jetë data e mundshme për garën e Tiranës”, zbuloi Klosi në “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata, në A2 CNN.

Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj që i hapi rrugën garës për kryeqytetin, por Klosi tha se PS vijon fushatën në terren për të kuptuar nevojat e qytetarëve.

Ai nënvizoi se viti i ri duhet ta gjejë Tiranën me një kryetar të ri bashkie, pasi qyteti ka nevojë për një drejtues që të shtyjë përpara projektet transformuese.

“Po tani data 9 edhe sipas KQZ ka rënë për Tiranën. Ne kemi ngarë në 5 bashki të tjera. Por për PS, në parim e kemi që nuk është problem për ne kur është data. Po ne po vazhdojmë përgatitjet dhe unë jam pjesë e skuadrës së Tiranës për të mbështetur më së miri përgatitjet në gjithë territorin e saj. Puna është intensive po punojmë fort. Por nuk dimë, e gjitha varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Por besoj që ky vit do ta gjejë dhe duhet ta gjejë Tiranën me kryetar të ri bashkie, pasi realisht qyteti ka nevojë për një drejtim më të plotë për punët e bashkisë, për atë çfarë qytetarët presin. Dhe prandaj dëshira jonë është të ndodhin sa më shpejt ato zgjedhje”, tha Klosi në “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos