Në Komisionit parlamentar të ligjeve, gjatë raportimit të punës vjetore të vitit 2024, kreu i Inspektoratit të Lartë te Drejtësisë, Artur Metani, i pyetur nga opozita nëse ILD ka nisur hetim për magjsitraten Irena Gjoka, ai e mohoi në mënyrë kategorike.
“Unë s’kam deklaruar asnjëherë që Irena Gjoka është nën hetim nga ILD, as vjet, as asnjëherë. Nuk e kam thënë... Ajo që më preku është se bëtë insinuata që ca hetime i mbaroj më shpejt, ca më vonë. Nuk mbaroj hetime as më shpejt, as më avash, i mbaroj të gjitha në afat”, tha Metani, përcjell A2 CNN.
Metani pranoi se ka ankesa ndaj gjyqtarëve të SPAK, por nuk dha emra. “Sepse nuk është çështje personale, nuk i kushton asgjë inspektorit të japë emrat. Çështja është se duhet të ruash një balancë ndërmjet punës, por të ruash edhe figurën e gjyqtarit e prokurorit”. (A2 Televizion)