Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi eliminoi kategorisht mundësinë që t’i bashkohet aksionit opozitar të Partisë Demokratike, kundër qeverisë së kryeministrit Rama.
Muçi tha në Off the Record me Andrea Dangllin se PD ka qenë në pushtet dhe e ka humbur legjitimitetin, teksa kritikoi dhe mënyrën e saj të bërit opozitarizëm.
“Braktisja e kuvendit është një masë radikale, dhe në diskutimin që ka brenda PD, e cila e ka humbur legjitimitetin dhe përse ka qenë në pushtet, ka lidhje me oligarkët. Ne nuk do i bashkohemi. Absolutisht jo. Përfaqësojmë 25 mijë qytetarë dhe vijojmë protesta, brenda dhe jashtë kuvendit.
Ishte Rama ai që e mbylli debatin, por nuk është çështja e reagimit momental, por modeli që ka zgjedhur PD të bëjë opozitarizëm. Modeli ku brenda kuvendit, jashtë të bëjnë çdo gjë, të hedhin molotov, brenda Kuvendit, respekto rregulloren, nga të dyja anët. Parlamentarizmi nuk bëhet me ulërima. Opozita po bie në grackën e Edi Ramës”, tha Muçi. (A2 Televizion)