Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj komentoi mbrëmjen e sotme në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, zhvillimet e fundit brenda radhëve të selisë blu në nisje të sesionit të ri parlamentar, ku ai do të mbajë edhe postin e nënkryetarit.
Ndër të tjera ai u pyet edhe nëse ka ndonjë lloj dëshpërimi që këtij parlamenti do t’i mungojë ish-lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili nuk ia doli të fitonte një mandat në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Koalicionit EuroAtlantik.
“Jo nuk kam”, u përgjigj shkurt Gjekmarkaj.
I pyetur se për çfarë do ti mungojë më shumë zëri i Bashës këtij Parlamenti, ai tha: “Më shumë do të mungojë për kronikat e mia”. (A2 Televizion)