“A ju duket normale që ende s'ka ujë të pijshëm?” Petro Koçi: Ka nisur një strategji...

Nga A2 CNN
24 Shtator 2025, 21:26 | Politikë

Kryeministri Edi Rama përmendi këtë të mërkurë në mbledhjen që zhvilloi me deputetët e Tiranës dhe ministrat edhe furnizimin me 24 orë ujë.

Për këtë gazetari Andrea Danglli pyeti ish-deputetin e PS-së Petro Koçi nëse i duket normale që kjo temë të vijojë të diskutohet ende. Ai tha se kjo ka qenë gjithmonë një çështje vendore, ndërsa tashmë ka ndryshuar situata me një strategji të re.

“Çështja e furnizimit me ujë ka qenë gjithmonë një çështje vendore. Gjithmonë kanë qenë bashkitë përgjegjëse për furnizimin me ujë të qyteteve, fshatrave. Ka pak kohë që ky realitet ka ndryshuar. Ka filluar një strategji përqendrimi për të marrë përsipër gjithë këtë angazhim, që patjetër vlen të kritikohet, në kuptimin që është dëgjuar shpeshherë, por nuk është se ka qenë një angazhim vetëm i Edi Ramës personalisht apo vetëm i PS-së, por forcat politike që kanë qenë në garë e kanë pasur një angazhim të përhershëm. Edhe nëse do të mungonte në program do të kritikohej”, tha Petro Koçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos