A keni pasur presione nga politika apo diplomatët e huaj? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çelaj

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 14:48 | Politikë

A keni pasur presione nga politika apo diplomatët e huaj? Përgjigjet

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çelaj, ka mohuar të ketë pasur ndonjëherë presione në detyrën e tij nga politika apo diplomatë të huaj, shkruan A2 CNN.

Çelaj u pyet nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, bazuar edhe në një deklaratë të disa viteve më parë nga ish-prokurori Adriatik Llalla, sipas të cilit i kishte pasur presione nga ish-ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu.

“Nuk kam pasur kurrë raporte të tilla apo të kem zhvilluar biseda të tilla. E mohoj kategorikisht”, u përgjigj Çelaj.

Sa i përket task-frocës së ngritur për zgjedhjet e 11 majit, bashkë me SPAK, Çelaj tha: “Ne morëm një sërë masash që kanë efekt edhe mbi parandalimin, edhe pse kjo është kompetencë e policisë. Megjithatë ne mendojmë se kjo do të kishte impakt edhe këtu se kjo tregon angazhimin që ne kishim marrë. Patjetër që mund të kishim bërë më mirë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos