“Ajo del me bllok në dorë, mos u habisni” Qefalia: Ogertës mos ja harroni çfarë ka bërë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 12:51 | Politikë

Zyrtari i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia e cilëson kandidaturën e duhur atë të Ogerta Manastirliut për bashkinë e Tiranës, për të cilën tha se i merr seriozisht të gjitha detyrat ku është caktuar.

I ftuar në emisionin Puls në A2 CNN, Qefalia renditi disa nga pozicionet ku kandidatja ka shërbyer gjatë viteve të karrierës së saj, duke specifikuar periudhën e vështirë gjatë pandemisë, kur ajo ishte ministre e Shëndetësisë.

“Kjo puna e bllokut ha për të diskutuar. Kjo tregon vëmendje dhe përkujdesjen që kandidatja ka për bashkinë. Çdo detyrë e merr seriozisht ashtu sic ka konkretizuar të gjitha etapat që ajo ka kaluar.

Zonja Manastirliu nuk është katapultuar apo hedhur enkas si një gjetje për Bashkinë, i ka kaluar të gjitha etapat. Ajo ka shërbyer në bashki, ka drejtuar spitalin, ka qenë ministre e Shëndetësisë. Ogerta i merr gjërat seriozisht.

Unë mendoj që Ogerta është një qytetare e denjë për të përfaqësuar Tiranën. Ajo i di hallet e qytetit. Ajo është një ndër zonjat më të suksesshme të kabinetit Rama”, tha Qefalia në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos