PD kërkon mocion me debat në Kuvend për “krizën në shërbimin onkologjik të QSUT-së”

Nga Anesti Barjamemaj
14 Tetor 2025, 14:34 | Politikë

PD kërkon mocion me debat në Kuvend për “krizën

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për situatën e krijuar në shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në kërkesë thuhet se raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik.

“Raporti i KLSH-së evidenton dhe fakton shqetësimet e ngritura vazhdimisht në media dhe denoncimet e  të sëmurëve me kancer për mungesën e barnave, përdorimin e barnave të skaduara, mungesën e kontrolleve laboratorike, si dhe  ofrimin e shërbimit në kohë”, thuhet nga PD, shkruan A2 CNN.

Kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë është firmosur nga deputetët: Bardh Spahia, Manjola Luku, Klit Hoti, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Ledina Alolli dhe Eno Bozdo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos