Fieri është bashkia e radhës e madhe në vend, ku kryeministri Edi Rama është ndalur për të zhvilluar një takim me drejtues vendorë dhe deputetë të qarkut, në kuadër të iniciativës kombëtare për lirimin e hapësirave publike.
Pas Vlorës ku Rama ndoqi edhe nga afër aksionin e nisur prej disa ditësh, me shkarkimin fillimisht të 21 drejtorëve të bashkisë, e më pas çlirimin e hapësirave kryesisht në Lungomare dhe lagjen “Muradie”, kryeministri kthen vëmendjen edhe nga Fieri.
Rama ka mbërritur në bashkinë e Fierit i shoqëruar nga zv/kryeministrja, njëherësh drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku dhe kryebashkiaku Armando Subashi.
Në një video-mesazh të shpërndarë më herët në Facebook, Rama tha se aksioni që ai po mbikëqyr personalisht do të shtrihet pas Vlorës e Fierit, edhe në Tiranë, Durrës e Shkodër. (A2 Televizion)