“Furtuna Rama” do të vazhdojë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Shkodër, kryeministri: Për këtë e morëm mandatin e katërt

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 14:33 | Politikë

“Furtuna Rama” do të vazhdojë në Tiranë, Fier,

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ajo që ka nisur në Vlorë, do të shtrihet edhe në qytete të tjera të mëdha të vendit.

Në një deklaratë për mediat, Rama theksoi se e njëjta gjë që po ndodh në Vlorë do të vijojë dhe në Tiranë, Fier, Durrës dhe Shkodër. Sipas tij, këto qytete kanë njohur një zhvillim të vrullshëm dhe pritet të përballen me sfida të reja.

“Të njëjtën gjë që po bëjmë në Vlorë do ta bëjmë në Tiranë, Fier, Durrës, Shkodër, sepse këto qytete kanë marrë një hov të madh dhe do të përballen me sfida të reja,” deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te problematika e furnizimit me ujë, duke e quajtur të papranueshme që qytetet bregdetare si Vlora të vuajnë nga mungesa e ujit për shkak të paaftësisë.

Rama shtoi se projektet e reja synojnë të krijojnë vlerë të shtuar për komunitetet dhe të përmirësojnë jetesën e qytetarëve.

“Besoj që kjo do të krijojë vlerë të shtuar. Kemi shumë projekte të rëndësishme. Për këtë e kemi marrë mandatin e katërt” tha kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos