Lirimi i Salianjit, reagon Berisha: U dënua politikisht nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 12:46 | Politikë

Lirimi i Salianjit, reagon Berisha: U dënua politikisht nga Edi Rama dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjwherw pas lirimit nga burgu të deputetit Ervin Salianji, duke e cilësuar dënimin e tij si “politik” dhe “të motivuar nga hakmarrja”.

“Para se të ndalemi në farsën e turpshme elektorale të 11 majit 2025, dua të dënoj me forcën më të madhe dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit”, deklaroi Berisha, shkruan A2 CNN.

Sipas tij, Salianji ka vuajtur 9 muaj burg “jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute dhe rregulli”, vetëm pse ka denoncuar Geron Xhafën si trafikant droge në qarkun e Vlorës, i cili kërkohej në Milano.

“Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj udhëhiqnin dhe përfitonin nga trafiqet nga Vlora drejt Italisë”, tha Berisha, duke shtuar se përgjegjësinë për këtë e mban personalisht kryeministri Rama dhe ish-ministri Xhafaj.

Ish-kryeministri shtoi gjithashtu se vendimi i sotëm i gjykatës për lirimin e Salianjit “u shty me urdhër të Ramës dhe Xhafës mbi 6 javë, në një akt të turpshëm dhe hakmarrës pa fund”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos