“Akt tipik prej Kim Jong-uni”, Berisha: Kryehorr, i vuri drynin Parlamentit

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 10:42 | Politikë

“Akt tipik prej Kim Jong-uni”, Berisha: Kryehorr, i vuri drynin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim pas përfundimit të seancës së Kuvendit, e cilësoi votimin e programit qeverisës, pa prezantim, si “një akt tipik prej Kim Jong-uni” dhe pati fjalë të ashpra për kryeministrin Edi Rama.

“As Maduro nuk guxonte të bënte një akt të tillë. As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë Parlamentin. Për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij një minutë e më parë nga pushtetit. Kjo është një thirrje për çdo qytetar të këtij vendi, të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një kryehorr, i cili nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, nga Suel Çela, nga Bahri Bajri”, tha Berisha.

“Opozita do të marrë të gjitha vendimet dhe nuk do të pajtohet kurrë me këtë dhunë ekstreme ndaj kombit shqiptar, sepse kjo nuk është dhunë ndaj Parlamentit. Populli shqiptar po shkelmohet nga një kryetar i një organizate kriminale, që arrin t’i vërë drynin parlamentit në momentin më thelbësor”, shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos