82 vota vota për programin e paprezantuar të qeverisë, opozita hedh rregulloren drejt kryeministrit

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 10:32 | Politikë

82 vota vota për programin e paprezantuar të qeverisë, opozita

Është mbyllur brenda pak minutash seanca e kuvendit ku pritej të diskutohej e debatohej programi qeverisë Rama 4.

Me forcën e kartonit prej 82 votash, programi u miratua, ndonëse pritej që seanca të zgjaste për më shumë se 24 orë.

Mazhoranca vendosi të kalojë menjëherë në votim, pas dy paralajmërimesh nga kreu i qeverisë dhe drejtuesi i grupit të PS se nëse nuk do të lejohej debati do të votonte programin.

Tensioni nisi pasi kryeministri i “dha fjalën” ministres digjitale. Deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë gjë duke vijuar ta cilësojnë Diellën si antikushtetuese.

Teksa mazhoranca po votonte, deputetët e opozitës hodhën drejt kreut të kuvendit dhe kryeministrit rregulloren, që për ta po shkelet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos