LIVE| Rama i “jep fjalën” Diellës në Kuvend, opozita e quan tallje

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 10:19 | Politikë

“Duke qenë se Diella është e integruar në dekretin e Presidentit, si pjesë përgjegjësie e imja dhe për rrjedhojë, duke qenë se koha e fjalës sime është e vetmja kohë kur Diella mund t’i drejtohet Kuvendit, atëherë para se të vazhdojmë më tej me programin e qeverisë së re kërkoj nga shërbimi i Kuvendit t’i japë fjalën Diellës”.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend këtë të enjte, ndërsa më pas u publikua një video ku “ministrja” me inteligjencë artificiale iu drejtua Kuvendit, shkruan A2 CNN.

Kjo ngjalli menjëherë reagimin e opozitës, të cilët reaguan duke thënë se kjo nuk është aspak serioze për Kuvendit. “Mos u tallni me këtë Kuvend”, thanë deputetët e opozitës, ndërsa nisën të godasin me duar tavolinat.

Në përfundim të fjalës së Diellës, deputetët e mazhorancës e duartrokitën, ndërsa opozita ka vazhduar duke kundërshtuar e goditur tavolinat.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos