Debate të ashpra janë regjistruar në nisje të seancës së Kuvendit ku pritet të prezantohet programi i ri qeverisës dhe ministrat e kabinetit.
Tensioni nisi kur kryeministri i dha fjalën ministres digjitale, çka solli dhe reagimin e opozitës.
Kryeministri paralajmëroi se Kuvendi do të kalojë në votim nëse nuk lejohet debati normal.
“Nëse nuk do lejoni debat normal do kalojmë në proces votimi. Alo Fari. Do kalojmë në proces votimi. Edhe njëherë iu kërkoj të vazhdoj fjalën, në të kundërt do të kaloj në votim”, tha Rama.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i kreut të Kuvendit, Niko Peleshi që i hoqi të drejtën e fjalës për të gjithë seancën deputetit demokrat Klevis Balliu.
Edhe kreu i grupit të PS, Balla përsëriti kërkesën drejtuar kreut të Kuvendit për mundësimin e një debati normal në të kundërt seanca do të vijojë në votim.
“Dje kemi qenë të qartë. Asnjëherë nuk ka ndodhur që fjala e kryeministrit në një seancë solemne të ndërpritet. Cdo përpjekje për të ndërprerë fjalën e kryeministrit duhet marrë masa”, tha Balla. (A2 Televizion)