Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë, Zegjine Çaushi: Historia me Bardhin ka mbaruar në fushatë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2025, 12:42 | Politikë

Para se të futeshin në sallën e Kuvendit për të nisur detyrën e tyre, deputetet e reja si Sara Mila dhe Zegjine Çaushi shprehen objektivat që kanë për këtë legjislaturë.

Deputetja më e votuar e qarkut të Elbasanit, Sara Mile, mbërriti mëngjesin e sotëm në kuvend me një shall në qafë, për të cilin është shprehur se simbolizon të gjithë baltën dhe paragjykimet që opozita ka hedhur mbi të gjatë gjithë kësaj kohe.

“Kam vënë një shall sot, nuk e kam thjesht aksesor, është gjithë balta, gjithë akuzat gjithë paragjykimet që janë hedhur për mua gjatë gjithë kësaj rruge. Në punët e parlamentit do të keni edhe ju mundësi të më njihni, do të ketë edhe opozita mundësi të më njohë. Shpresoj që të kenë guximin që të kërkojnë edhe ndjesë kur ta shohin se kush është Sara në punët e parlamentit”, tha ajo për gazetarët.

E njohur për memet gjatë fushatës me Gazment Bardhin ajo iu përgjigj gazetarëve se historia me kreun e grupit demokrat ka mbaruar dhe nuk do të vijojë në parlament, ndërsa theksoi se fokusi i saj është që t’u shërbejë qytetarëve të Roskovecit dhe atyre që e votuan atë dhe Maldrita Bardhon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos