Presidenti Begaj pret kryeministrin Rama në Presidencë për mandatimin e qeverisë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2025, 11:40 | Politikë

Presidenti Begaj pret kryeministrin Rama në Presidencë për

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka thirrur në Presidencë kryeministrin Edi Rama me qëllim mandatimin e qeverisë së re.

Begaj mandatoi Edi Ramën për kryeministër në mesditë, e më pas kabineti qeveritar duhet të kalojë në Kuvend për votim, shkruan A2.

Më pas, kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet përsëri Presidentit Bajram Begaj me qëllim dekretimin e 16 emrave të kabinetit qeveritar.

Vetëm më tej, të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të betohen përpara Presidentit të Republikës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos