Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në ambientet e jashtme të Parlamentit u ndal sërish para gazetarëve, pas përfundimit të seancës.
“Unë nuk bëra gjë tjetër veçse u thashë që në Parlament janë kartelet e drogës. Ata nuk mund të mos e thoja, të vret Zoti po të mos e thuash atë”, deklaroi Berisha, shkruan A2.
“Si mund ta lejoja unë Vasil Llajon, një mjek pa eksperiencë parlamentare dhe e mashtrojnë si të duan… Ai nuk e di që parlamenti u rrëzua që dje, kur shpalli komisione që nuk ekzistojnë në rregullore”, theksoi Berisha.
Kur gazetarët i vunë në dukje se ai është Parlamenti ku opozita ka vendosur të hyjë, Berisha u përgjigj: “Ne erdhëm, por a e patë se si erdhëm?”. (A2 Televizion)