Bardhi mesazh deputetëve të PD-së: Nesër në Kuvend faktet e plota për farsën elektorale të 11 majit

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 18:01 | Politikë

Bardhi mesazh deputetëve të PD-së: Nesër në Kuvend

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ju ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë për seancën e nesërme në Kuvend. A2 CNN mëson se në mesazhin e tij, kreu i grupit demokrat njofton deputetët se në seancën e nesërme do të paraqesin faktet e plota për zgjedhjet e 11 majit që PD i quan farsë elektorale.

“Të nderuar kolegë, nesër në orën 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrin pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 majit”, thuhet në mesazhin e Bardhit për deputetët e PD para seancës plenare të Kuvendit, raporton A2 CNN.

Kuvendi do të vijojë veprimtarinë edhe për pesë javë të tjera për të mbyllur punët e lëna pas, para se të shpërndahet në fillim të korrikut duke ulur edhe siparin e kësaj legjislature.

Krahas projektligjeve të mbartura apo akteve normative, pjesë të shqyrtimit janë edhe raportet vjetore të institucioneve të pavarura, që do të sjellë një ballafaqim mes deputetëve dhe kreut të SPAK Altin Dumanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos