Para seancës parlamentare, PS do të mbledhë grupin: Pjesëmarrja e domosdoshme

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 18:21 | Politikë

Para seancës parlamentare, PS do të mbledhë grupin:

Kuvendi do të mblidhet nesër për të vijuar veprimtarinë edhe për pesë javë të tjera dhe për të mbyllur punët e lëna pas, para se të shpërndahet në fillim të korrikut, duke ulur edhe siparin e kësaj legjislature. Një orë para seancës e cila do të zhvillohet në orën 12.00, PS do të mbledhë grupin parlamentar.

A2 CNN mëson se në mesazhin dërguar deputetëve kërkohet pjesëmarrje e domosdoshme dhe  thuhet se në grup do të diskutohet mbarëvajtja e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seancat në vazhdim.

“Përshëndetje kolege! Siç jeni vënë në dijeni, nesër, e Enjte, datë 29 Maj, ora 12.00 zhvillohet seanca plenare e radhës. Paraprakisht, në 11.30 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, po aty, në Sallën e Seancave Plenare. Diskutojmë mbarëvajtjen e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seanca përgjatë javëve në vazhdim. Pjesëmarrja është e domosdoshme. Faleminderit‼” thuhet në mesazhin që kreu i grupit PS Niko Peleshi u dërgon deputetëve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos