Alimehmeti nuk tërhiqet nga rinumërimi, nesër shorti në Kolegjin Zgjedhor

Nga A2 CNN
2 Qershor 2025, 18:38 | Politikë

Alimehmeti nuk tërhiqet nga rinumërimi, nesër shorti në

Kandidati demokrat, Ilir Alimehmeti është i vendosur për t’i shkuar deri në fund kërkesës së tij për rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës, ku ai humbi mandatin e deputetit për një grusht votash.

Ndonëse, KAS e rrëzoi kërkesën e tij me votat e anëtarëve të PS dhe PD, nesër në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë kërkesën e mjekut.

Alimehmeti kundërshton vendimin për miratimin e tabelave të qarkut të Tiranës dhe rinumërim apo rivlerësim të votave.

Si alternativë ndaj mospranimit të kërkesave të mësipërme, kandidati Alimehmeti propozon dhe dërgimin për kontroll incidental pranë Gjykatës Kushtetuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos