Partia e Lirisë kërkon rinumërim të votave në Kavajë

Nga A2 CNN
2 Qershor 2025, 17:58 | Politikë

Partia e Lirisë kërkon rinumërim të votave në

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për rinumërim të votave në bashkinë e Kavajës.

Sipas Blushit, ka dyshime se në njësitë administrative të Kavajës ka pasur parregullësi gjatë procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në kërkesën e tij, Blushi shton se kjo bëhet në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

"Në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe në funksion të garantimit të integritetit të procesit zgjedhor, ju drejtohemi me këtë kërkesë për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e fletëve të votimit për të gjitha njësitë administrative që përbëjnë zonën zgjedhore të Bashkisë Kavajë, konkretisht:

·         Njësia Administrative Kavajë

·         Njësia Administrative Golem

·         Njësia Administrative Synej

·         Njësia Administrative Helmas

·         Njësia Administrative Luz i Vogël

Kërkesa jonë mbështetet në dyshime të arsyeshme mbi parregullsi gjatë procesit të numërimit dhe synon garantimin e transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar", shkruhet në kërkesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos