“Po mbledhim prova për farsën”, Xhaferraj: Licencat për kanabis, shpërblim për bandat

Nga A2 CNN
2 Qershor 2025, 17:35 | Politikë

“Po mbledhim prova për farsën”, Xhaferraj: Licencat

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Demokratike, Besat Xhaferraj ishte i ftuar në Ditar me Bruna Çifligun, ku foli për rrugën që po ndjek opozita për të kundërshtuar procesin zgjedhor.

Xhaferraj deklaroi se aktualisht po mblidhen prova që do të dërgohen në të gjitha rrugët institucionale dhe më pas nëse nuk do të ketë zgjidhje ato do të çohen te ndërkombëtarët.

“Jemi 3 javë nga farsa, jemi të mobilizuar për të faktuar farsën dhe për ta hedhur në erë përpara opinionit publik, por edhe ndërkombëtarëve. Ne kemi depozituar në KAS ankimimet tona, më pas do shkojmë dhe në SPAK. Do ndjekim mënyrat institucionale dhe më pas do fillojmë lobimin ndërkombëtar për t’i informuar për këtë farsë elektorale”, tha Xhaferraj.

Më tej, kreu i FRPD përsëriti akuzat se në këto zgjedhje u përfshinë dhe bandat të cilat sipas tij u shpërblyen nga qeveria me licencat për mbjelljen e kanabisit.

“Edhe licencat e 1 mln rrënjë kanabis janë shpërblim për bandat e përfshira në zgjedhje. Po ashtu dhe lejet për hotele. Emrat që janë votuar më shumë nga mazhoranca janë disa të panjohur dhe ministrat apo drejtorët. Këto janë prova statistikore që tregojnë klimën statistikore”, tha Xhaferraj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos