Aplikacion për meritokraci, detajet e platformës së PD, pikëzim dhe komunikim i shpejtë

Nga Anesti Barjamemaj
2 Shtator 2026, 15:06 | Politikë

Fjala e kryetarit të PD ka vënë në veprim stafin e komunikimit në Partinë Demokratike. Në selinë blu po ngrihet platforma e digjitalizimit që do të shërbejë si për përhapjen e mesazhit të Berishës apo dhe partisë, por dhe pikëzimin e zyrtarëve mbi performancën e tyre.

Denisa Kele, drejtuesja e Departamentit të Teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, tregon për A2 CNN se si do të funksionojë. “Do të thjeshtësojë komunikimin e brendshëm të PD, do të thjeshtësojë komunikimin me anëtarin që vendimarrja të vijë më shpejt. Do të unifikohen mesazhet që vijnë nga PD. Plaftorma do të bëjë të mundur edhe brenda të mbajë edhe kalendarin e eventeve”, tha Kele. 

Përveç lehtësirave që do të krijojë ky aplikacion, do të jetë edhe peshore për të gjithë punën e anëtarëve. “Përdorimi i AI do të na ndihmojë në këtë pjesë, duke bërë përllogaritjen e datave të mëdha që do të gjenden në aplikacion sipas dateline dhe pikëzimeve të përcaktuara për të kuptuar aktivitetin e secilit prej anëtarëve. Në këtë proces do të na ndihmojë që të kuptojmë të gjithë mënyrën këta anëtarë do të punojnë dhe do ta reflektojnë këtë punë në aplikacion. Do të jetë e thjesht për të kuptuar dhe për të pasur meritokraci në PD”, shtoi ajo.

Në aplikacionin për marrjen e mesazheve përveç anëtarëve të Partisë Demokratike, akses do të kenë edhe qytetarët. “I gjithë aplikacioni do të jetë i ndarë në dritare. Një dritare do jetë vetëm me organizimin e brendshëm të Partisë Demokratike dhe do të ketë dritare të hapura për publikun për anëtarët për gazetarët për të parë në kohë reale  mesazhet që vijnë nga PD”, tha Kele.

Sa i takon kostove, Kele pranon që ky aplikacion ka një fature financiare por shton se shifra është e ulët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos