Paraqet letrat kredenciale, ambasadorja e re e BE nis punën në Tiranë, takon presidentin Begaj

Nga Indrit Maraku
2 Shtator 2026, 15:04 | Politikë

Paraqet letrat kredenciale, ambasadorja e re e BE nis punën në

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, nisi zyrtarisht detyrën në vendin tonë, me paraqitjen e letrave kredenciale pranë Presidentit të Republikës.

Gjatë ceremonisë së posaçme, të zhvilluar në ambientet e Pallatit të Brigadave, Presidenti Bajram Begaj vlerësoi marrëdhëniet mes Brukselit dhe Tiranës, veçanërisht mbështetjen politike, financiare dhe teknike të Bashkimit Evropian për reformat transformuese në Shqipëri.

“Shqipëria është e angazhuar për përmbushjen e objektivit të saj strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Përfshirja e të gjithë shoqërisë shqiptare në realizimin e kësaj ambicieje dhe entuziazmi i saj për këtë proces janë një tipar që na diferencon dhe na nxit të punojmë edhe më fort për ta arritur këtë objektiv”.

Presidenti shprehu besimin se, deri në përfundim të mandatit të diplomates portugeze në Shqipëri, vendi do të jetë anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, brenda këtij muaji, pritet të nisë detyrën edhe ambasadori i ri i SHBA, në Tiranë, Eric Wendt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos