Aplikacioni “agjencia digjitale”, Hoxha: Qytetarët të raportojnë shkeljet e policëve, gardistëve e zjarrfikësve

Nga A2 CNN
2 Korrik 2025, 16:20 | Politikë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore prezantoi këtë të mërkurë aplikacionin “Agjencia Dixhitale” në një aktivitet të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, shkruan A2 CNN.

Gjatë fjalës së tij, ministri Ervin Hoxha tha se ky aplikacion do t’u vijë në ndihmë qytetarëve për të raportuar shkeljet apo abuzimet nga punonjësit e policisë së Shtetit, Gardës apo Shërbimit Zjarrfikës.

Aplikacioni “Agjencia Dixhitale” është i disponueshëm falas për të gjithë dhe mund të shkarkohet e përdoret nga çdo qytetar, në çdo kohë dhe nga çdo vend, duke mundësuar raportim edhe në kushte anonimati të plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos