“Jeni shkëputur nga fshati”, Rama kritikon kryebashkiakët: Bëni kthesë! Linjë kredie 250 milionë euro për bujqësinë

Nga A2 CNN
2 Korrik 2025, 14:31 | Politikë

Kryeministri Edi Rama kritikoi kryebashkiakët, të cilëve u tha se janë shkëputur nga fshati dhe nuk po e shohin si pjesë të punës së tyre të përditshme.

“Qysh se është bërë reforma administrative territoriale dhe bashkitë janë zgjeruar me përmasën e hapësirës rurale, në vend se kjo të sillte rritje të vëmendjes dhe një rritje të mundësive për fermerët dhe sipërmarrjen në fshat, ka sjellë një shkëputje në një masë të madhe. Kryetarët e bashkive e shohin fshatin si çështje të urbanizmit, infrastrukturës rrugore, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shohin si pjesë të punës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit”, tha Rama, shkruan A2.

“Duhet patjetër të garantojmë një kthesë në këtë drejtim, sepse ende sot nuk kemi ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me kontributin dhe bashkëpunimin e fermerëve të sipërmarrësve dhe strukturave të pushtetit vendor. Janë bërë disa tentativa, por nuk mund të themi se kemi krijuar një model. Kemi vendosur në dispozicion të fermerëve dhe fshatit një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë, 250 milionë euro, që është një shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe për t’iu dhënë mbështetje projekteve në fshat, kjo e kombinuar me garancinë sovrane që është prej kohësh në dispozicion të fshatit, nuk ka sjellë dhe gjasat janë që të mos sjellin asnjë rezultat domethënës në rast se nuk ndryshojmë qasjen”, shtoi Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos