“Asnjë deputet i PS nuk pyeti për Gërdecin e 21 Janarin”, gazetari: Seanca me Dumanin “show” politik

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 00:07 | Politikë

Gazetari Poli Hoxha komentoi në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Kuvend mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024.

Hoxha theksoi se raportimi i Dumani ishte i menaxhuar me kujdes dhe i ftohtë, duke marrë parasysh informacionin dhe dosjet që ai ka, por paralajmëroi se mënyra se si u zhvillua seanca ishte një “show” politik.

“E ka lojën dhe fatin e saj, sepse ka përballë një opozitë që shpesh nuk bën pyetje që shkojnë në thelb. Për shembull, nuk u trajtuan çështje si McGonigal, 21 janari apo Gërdeci, por pyetje të tjera, që duket sikur e mbrojnë Dumani, por në fakt mungoi kundërpesha reale,” tha Hoxha.

Gazetari shtoi se parlamenti shqiptar, sipas tij, është një nga më të paefektshmit dhe më të inkriminuarit, duke mos treguar dinjitet të mjaftueshëm nga të dyja palët politike. Ai përshkroi se seanca reflektonte më shumë një spektakël politik sesa një hetim ose diskutim serioz mbi funksionimin e drejtësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos