Aulon Kalaja ka paraqitur këtë të martë një pasi në SPAK lidhur me zgjedhjet e 11 majit ku pretendon se ka pasur krim zgjedhor. Gjithashtu, ai pretendon se votat e tij janë tjetërsuar dhe i janë atribuuar një tjetër kandidati, shkruan A2 CNN.
“Rezultati im u ul me 105 diferenca, KAS vendosi në mënyrë të çuditshme që të ndërpresë numërimin, kur në Tiranë e Fier u rinumëruan të gjitha kutitë, për Durrësin u ndërprenë. Në KSAS kam dorëzuar 8 prova të reja. Mendoj që kishin detyrë të vijonin rinumërimin dhe të rifereruar material për t’ia vendosur SPAK. KAS mendon se është gabim njerëzor, unë mendoj që është krim zgjedhor. Ndaj erdha sot në SPAK. Kam kërkuar që votat të rinumërohen me pamje filmike. Nëse shohim votat me pamjet filmike shohim manipulimin e saj. Kam kërkuar që SPAK të analizojë ngjyrën e rezultatit se si janë prishur votat e mia”, tha ai. (A2 Televizion)