Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama kërkon emra të rinj deri në zgjedhje

Nga Fjorela Beleshi dhe Ornela Joti
21 Korrik 2025, 20:34 | Politikë

Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama

Burime për A2 CNN nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.

Rama mësohet të ketë thënë që duhet të gjejmë burime të tjera njerëzore (për nënkryetarët) që do të marrin përsipër sektorë të ndryshëm për të drejtuar bashkinë deri në zgjedhje (pa dhënë një afat), shkruan A2 CNN.

Burime nga bashkia bëjnë me dije se Rama ka shkarkuar edhe Anuela Ristanin me gjithë nënkryetarët e bashkisë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej ditësh zv. kryeministria Belinda Balluku po kryen intervista me drejtorët e bashkisë duke kërkuar vetëm praninë e sekretarit të përgjithshëm dhe jo Anuela Ristanit.

Ndërkohë në mbledhje të gjithë kanë raportuar për zonat e tyre të cilat kanë në administrim. Pozitivisht Rama është shprehur vetëm për IMT drejtuar nga Rigers Sheqeri dhe Policinë Bashkiakë nga Elona Lalaj (duke mos fshehur që edhe këto kanë probleme). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos