“Endri Shabani më ka zhgënjyer”, kandidatja e NISMA-s: Më vjen turp, nuk e mbajti fjalën

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 21:59 | Politikë

Ish-kandidatja për qarkun Vlorë e koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit, Ornela Hila është shprehur e zhgënjyer nga Endri Shabani pasi çështja e mandatit të fituar në Tiranë degjeneroi deri në fyerje personale mes tij dhe Adriatik Lapajt.

Në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, Hila tha se ende nuk e ka kuptuar përse kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani mori këtë vendim politik.

“Personalisht me thënë të drejtën më ka zhgënjyer dhe në një farë mënyrë më ka ardhur edhe turp, pasi në asnjë mënyrë ky qëndrim i zotit Shabani nuk mund të përfaqësojë atë që kemi synuar dhe synojmë të përfaqësojmë ne si të rinj, që tentuam të futemi në politikë me një model të ri, duke i dhënë prioritet meritokracisë”, u shpreh Hila në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN.

Më tej Hila tha se Shabani nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë, kur “Nisma Thurje” dhe Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ranë dakord të garonin në një koalicion më 11 maj.

“Ka qenë një mosmbajtje falje e paprecedentë, pasi modeli i politikës së re që ne aspironim nuk ishte ky. Por unë kam bindjen se zoti Shabani është një eksponent i kufizuar dhe s’mund të cenoje i vetëm, atë që është i gjithë synimi i atyre që u bënë pjesë e kësaj gare përmes koalicionit “Nisma – Shqipëria Bëhet”, që është pikërisht shpresa se vërtetë Shqipëria bëhet”, deklaroi Hila në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos