Nesër Parlamenti rrethohet me 1600 policë dhe gardh metalik, studentja paralajmëron përshkallëzim

Nga A2 CNN
7 Shtator 2026, 20:38 | Politikë

Në prag të protestës së nesërme para Parlamentit, Policia e Tiranës ka marrë masa të shtuara sigurie. Sipas informacioneve të gazetarit të A2CNN, Igli Çelmeta, për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, rreth Parlamentit pritet të angazhohen 1600 efektivë policie dhe të vendoset gardh metalik.  

Sipas informacioneve që kam nga Policia e Tiranës, duke vlerësuar riskun e kësaj proteste, ditën e nesërme, prandaj janë marrë këto masa të forta dhe rigoroze, nga Policia e Tiranës, krahasuar me protestat e zhvilluara më para. E gjithë pjesa para Parlamentit do të jetë e kufizuar, s’do ketë lëvizje automjetesh dhe qytetarësh”.

Ndërkohë, studentja Laura Kërtalli paralajmëroi përshkallëzim të protestave gjatë vjeshtës.

“Protesta në vjeshtë drejt përshkallëzimit: “Sot parashikohet një protestë paqësore sepse është dita e 100-të, por në ditët në vijim është kërkesë e vet popullit që të ketë përshkallëzim. Presim një vjeshtë plot me përshkallëzime dhe plot me qëndresa kundrejt mbledhjeve parlamentare, sepse pika e dobët e këtij regjimi është te Parlamenti”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos