Bardhi: Vijimi i rezistencës do të sjellë realizimin e objektivit final, largimin e Edi Ramës

Nga A2 CNN
1 Mars 2026, 18:41 | Politikë

Bardhi: Vijimi i rezistencës do të sjellë realizimin e objektivit

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, me anë të një postimi në Facebook u shpreh se "vijimi i rezistencës do të sjellë realizimin e objektivit final: Largimin e Edi Ramës".

Sipas Bardhit, Rama është "arkitekti i qeverisjes që bazohet në korrupsionin endemik dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar", përcjell A2.

Postimi i Gazment Bardhit:

Kur qytetarët reagojnë dhe nuk i nënshtrohen dhunës dhe frikësimit, e ardhmja e Shqipërisë bëhet edhe më e sigurt, shpresa edhe më e madhe për ndryshim.

Në vetëm 1 muaj protestë të pandalur, Edi Rama u detyrua të shkarkojë dy nga shtyllat e pushtetit të tij: (1) simbolin e korrupsionit Belinda Balluku dhe (2) simbolin e bashkëpunimit me krimin e organizuar Ilir Proda. Vijimi i rezistencës do të sjellë realizimin e objektivit final: Largimin e Edi Ramës, arkitektit të qeverisjes që bazohet në korrupsionin endemik dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar.

Faleminderit me për rezistencën, reagimin dhe sakrificën. Vazhdojmë së bashku deri në largimin e Edi Ramës dhe ndërtimin më pas të gjithë bashkë të një qeverisje në shërbim të qytetarëve, që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos