
Bashkëkryetari i Partisë Socialiste në Vlorë, Klevis Kaso, në një prononcim për A2CNN, tregoi faktorët që ndikuan në pjesëmarrjen e ulët në votime.
“Ka disa faktorë, që nga dorëheqja e papritur e kryebashkiakut. Nuk kishte kohë për të përgatitur një fushatë klasike. Edhe kushtet atmosferike ndikuan. Për këtë arsye pjesëmarrja ishte më e ulët në këtë proces”, u shpreh Kaso.
Sipas Kasos është një fitore e padiskutuar ajo e Brunilda Mersinit.
“Është dominim absolut i kandidates sonë”, tha Kaso.
(A2 Televizion)
