Numërimi i votave në Vlorë, edhe Bledi Çuçi prezent në pallatin e sportit “Flamurtari”

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 23:09 | Politikë

Numërimi i votave në Vlorë, edhe Bledi Çuçi prezent

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën, Bledi Çuçi, është i pranishëm në pallatin e sportit “Flamurtari” për të ndjekur procesin e numërimit të votave të Bashkisë Vlorë.

Të pranishëm janë edhe bashkëkryetarët e PS Vlorë, Klevis Kaso dhe Erjona Ismailaj, kandidatja për kryetare bashkie, Brunilda Mersini, dhe Presidenti i klubit Flamurtari, Sinan Idrizi.

Në Vlorë, deri në orën 23:00, kryeson kandidatja socialiste Brunilda Mersini me 1625 vota. Dionis Sota, kandidati i pavarur që mbështet PD, ka 227 vota, ndërsa Gjergji Nika, gjithashtu i pavarur, ka 180 vota.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos