
Kandidati i pavarur, Gjergji Nika, deklaroi për A2CNN se rezultati i zgjedhjeve për Bashkinë e Vlorës është i pritshëm.
Sipas tij, bojkoti i zgjedhjeve është një mesazh për politikën në Vlorë dhe një mesazh për Partinë Socialiste.
Sipas Nikës, pjesëmarrja e ulët në votime gjithashtu është mesazh edhe për opozitën.
Ai denoncon edhe përdorimin e administratës dhe nxjerrjen e saj me forcë për të votuar.
“Pjesëmarrja e ulët e të rinjve është një tjetër mesazh i fortë për politikën. Pavarësisht rezultatit, do të vazhdoj betejën politike në Vlorë, në Këshillin Bashkiak”, tha Nika. (A2 Televizion)
