Numërimi i votave, Mati nis i fundit procesin

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 23:05 | Politikë
Numërimi i votave, Mati nis i fundit procesin

Ka nisur procesi i numërimit të votave në të pesë bashkitë ku të dielën u mbajtën zgjedhjet.

Në njërën prej tyre, Bashkinë e Tepelenës, për herë të parë aplikohet edhe numërimi i votave me Inteligjencë Artificiale, por “vulën” do ta vendosë gjithsesi numërimi manual.

Në Vlorë, deri në orën 23:00, kryeson kandidatja socialiste Brunilda Mersini me 1625 vota. Dionis Sota, kandidati i pavarur që mbështet PD, ka 227 vota, ndërsa Gjergji Nika, gjithashtu i pavarur, ka 180 vota.

Në Mat ka nisur numërimi, por ende nuk janë përditësuar të dhënat e para. 

Në Tepelenë, sipas KQZ, kryeson kandidati socialist Gramoz Sako me 296 vota, ndërsa kandidati i pavarur Gabriel Guma ka marrë 56 vota.

Në Berat kryeson socialisti Ervin Ceca kryeson me 1105 vota deri më tani, ndërsa Pavlo Shkarpa, i pavarur që mbështetet nga PD, ka 227 vota. 

Edhe në Cërrik, kryeson kandidati socialist Florenc Doka me 673 vota, ndjekur nga kandidati i pavarur Amarildo Hoxha me 137 vota. Ndërsa kandidati i Shqipëria Bëhet ka marrë 119 vota.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos