BE kërkon informacion në KQZ, Celibashi: Qëndrojnë gjetjet e ODIHR për intimidimin e votuesve

Nga Ervin Koçi
2 Maj 2025, 15:34 | Politikë

Ambasadori i Bashkimit Europian shkoi të njihej nga afër me procesin e organizimit të zgjedhjeve parlamentare, pas publikimit të raportit paraprak të ODIHR.

Për gati 30 minuta Ilirjan Celibashi e informoi kreun e delegacionit për masat e marra nga institucionit dhe konluzionet e takimit dolën t’i shprehin përpara kamerave.

“Erdha të zhvilloj një vizitë me z. Celibashi që të merrja një përditësim mbi zhvillimet. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, sepse janë të parat që zhvillohen që pas hapjes së negociatave me Shqipërinë që është pjesë gjithashtu e grup kapitujve të parë, çështjet themelore që ka të bëjë me institucionet demokratike dhe proceset demokratike”.

Diplomati i Brukselit u pyet edhe mbi kontratën prej 6 milionë dollarësh të PD në Uashington. Në këto zgjedhje SPAK ka marrë një rol proaktiv, ku Celibashi konfirmoi se shkëmbimet e informacioneve po intensifikohen dita-ditës, ndërsa ambasadori i BE-së nuk i kurseu fjalët.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është në zemër të negocimit, dhe ne kemi besim të plotë te SPAK, ndaj do t’i hedhin një sy më shumë këtij”, tha Gonzato.

Raporti i ndërmjetëm i ODIHR nënvizonte shumë shqetësime që vëzhguesit kishin marrë nga interlokutorët, si përdorimi i aseteve publike në zgjedhje apo intimidimi i zgjedhësve, gjetje të cilat u konfirmuan edhe nga kreu i KQZ.

Pjesë të diskutimit Gonzato e Celibashi kishin edhe votën e diasporës për të cilën kreu i KQZ-së njoftoi shtyrjen e afatit deri në datën 8 maj për tërheqjen e zarfeve nga zyrat e operatorit postar në rastet kur nuk është bërë i mundur dorëzimi i tij në banesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos