Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kreun e KQZ, Celibashi, këtë të premte, mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe përgatitjen e zgjedhjeve të 11 majit, ku më pas kanë folur për mediat.
Të gjitha gjetjet e raportit të OSBE/ODIHR u cilësuan si të sakta nga ana e KQZ-së. Ndërkohë, Gonzato, i pyetur për kontratën e lobimit 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike në SHBA, ambasadori i BE-së nuk ka pranuar të komentojë.
Gonzato u shpreh se është ende në pritje të vlerësimeve si për raportin përfundimtar të ODIHR apo edhe të KQZ sa i përket çështjeve të debatuara në media që kanë të bëjnë me çështjen e lobimit apo të implikimit të administratës në zgjedhje. (A2 Televizion)