“Kemi dorëzuar në SPAK dokumentet e kërkura”, Celibashi: Denoncimet për votën e diasporës nuk bëhen në rrjete sociale

Nga A2 CNN
2 Maj 2025, 10:47 | Politikë

“Kemi dorëzuar në SPAK dokumentet e kërkura”,

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi e ka cilësuar si rezultativ takimin e zhvilluar me ambasadorin e BE në Tiranë, Gonzato, në lidhje me përgatitjet për procesin zgjedhor të 11 majit.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi foli për bashkëpunimin me zyrën e SPAK të ngritur për zgjedhjet dhe problematikat e hasura gjatë procesit të votimit të diasporës.

“Ishte një takim për të dhënë informacion për përgatitjen e zgjedhjeve. Jemi në një proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetje dhe nga delegacioni i BE që do të vazhdojë dhe pas zgjedhjeve, Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të integrimit ndaj duhet që të gjitha institucionet dhe partitë të reflektojnë përgjegjësinë e tyre për zgjedhje me integritet.

Kemi patur komunikime me SPAK për problematika të ndryshme, për denoncime të bëra në këtë strukturë, por edhe në KQZ. Kemi vënë në dispozicion gjithçka që është kërkuar. Nëse dikush ka shqetësime për votimin nga jashtë duhet ta bëjë atë në KQZ në PER. Unë nuk e di sa janë ankuar në rrjete social.

Deri tani në KQZ kanë thënë që nuk e kanë marrë fletën dhe në total numri i problematikave është 156. DHL ka detyrimin të mbajë zarfet që nuk ja ka dorëzuar votuesve deri më 8 maj”, tha Celibashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos