Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot me një ceremoni solemne në Tiranë Mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të kreut të shtetit.
Pas ceremonisë zyrtare, të dy liderët zhvilluan një takim tête-à-tête në ambientet e Presidencës, ku diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.
Më pas, Presidenti Begaj dhe Mbreti Abdullah II u bashkuan me delegacionet përkatëse në një takim të zgjeruar.
Kjo është vizita e parë zyrtare e një monarku jordanez në Shqipëri. (A2 Televizion)