"Begaj ka qenë mjek në spital ushtarak", Sefa sherr me Kokën: Në korrik 2022 ai s'ka qenë President

Nga A2 CNN
15 Tetor 2025, 20:38 | Politikë

Avokati Indrit Sefa dhe gazetari Bledian Koka, të ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, debatuan ashpër në lidhje me çështjen e Presidentit Bajram Begaj.

“Para se të merrte detyrën, Presidenti ka qenë mjek i jashtëm dhe ka marrë të ardhura rregullisht nga institucioni spitalor ku ishte. Opozita, kur e ka vënë re këtë gjë, të hetonte pak. Deri në korrik 2022 nuk ka qenë President”, tha Sefa.

“Ama ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm. A lejohet shefi të bëjë punë të dytë?”, ia ktheu Koka.

“Ka qenë mjek në Spitalin Ushtarak, o zotëri! I ka të deklaruara ato të ardhura. Si President e ka të ndaluar, por si shef Shtabi të Përgjithshëm, nuk e di”, deklaroi Sefa.

Gazetari Bledian Koka iu përgjigj: “Ty të shqetëson kjo që ka bërë opozita. Si ka mundësi që ti di për të justifikuar Presidentin, por nuk di për këto të tjerat. Po bën avokatin e Bajramit”.

“Sigurisht, jam avokat i Presidentit tim”, theksoi Sefa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos