Kandidatët e PD pa vulën e Berishës, garë e “ethshme” në Cërrik, katër emra për një karrige

Nga Ervin Koçi
15 Tetor 2025, 17:40 | Politikë

Kandidatët e opozitës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit nuk do të kenë logon e PD-së. Dy emrat e parë, që shkuan në KQZ, kandidati i Vlorës Dionis Sota dhe ai i Beratit Pavlo Shkarpa zyrtarizuan emrin e tyre si kandidatë të pavarur, duke autorizuar secili nga një komitet nismëtarësh për mbledhjen e firmave, ndonëse ky proces po kryhet nga degët e Partisë Demokratike.

Nëse PD do të garojë në 5 bashki me kandidat të pavarur, një aleat duket se nuk pajtohet me këto emra duke u regjistruar si parti garuese për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Shpëtim Axhami i PLL regjistroi kërkesën në KQZ duke u bërë zyrtarisht sfidant jo vetëm i socialistëve por edhe i demokratëve në dy bashki, Cërrik dhe Mat.

Deri më tani për çdo bashki ka nga të paktën nga dy kandidatë, një socialist dhe një i pavarur që mbështetet nga demokratët, por në Bashkinë më të vogël ku garohet, Cërriku, gara është më e fortë pasi janë katër emra që kërkojnë të zgjidhen qytetar i parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos