Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare dhe strategjike

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 11:22 | Politikë

Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi,

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi Raportin Vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë, pjesë e Paketës së Zgjerimit 2025.

Gjatë takimit, u zhvillua një diskutim mbi gjetjet e raportit dhe hapat e ardhshëm në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, shkruan A2 CNN.

Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe nënvizoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar në përmbushjen e prioriteteve të integrimit evropian.

Kreu i Shtetit theksoi progresin e bërë në hapjen e grupkapitujve dhe rëndësinë e vijimit të reformave thelbësore në përputhje me standardet evropiane.

Ai shprehu bindjen se reformat duhet të vijojnë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e BE-së, për të përshpejtuar anëtarësimin e plotë të Shqipërisë, duke e konsideruar këtë proces si një aspiratë kombëtare dhe strategjike për të ardhmen e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos