Zgjedhjet e pjesshme, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç, të rinjtë indiferentë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 09:56 | Politikë

Zgjedhjet e pjesshme, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç, të

Një tjetër indikator që u zbatua për herë të parë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, ishte publikimi në kohë reale në faqen e KQZ dhe pjesëmarrja e votuesve, e ndarë sipas grupmoshave.

Sipas të dhënave zyrtare, tashmë që edhe procesi i numërimit ka përfunduar, përcaktues i rezultatit të zgjedhjeve në 5 bashkitë ku u votua është grupmosha mbi 55 vjeç dhe specifikisht personat mbi 65 vjeç, të cilët kanë ushtruar masivisht të drejtën e votës.

Shifrat tregojnë një neglizhencë të moshave më të reja, teksa 18-25 vjeçarët janë pothuajse të painteresuar për të votuar në të gjitha bashkitë ku u votua.

Arsyet se përse të rinjtë mund të kenë preferuar të mos e shpenzojnë të dielën në kutitë e votimit janë të shumta, por mund të specifikojmë dhe largimin e tyre nga vendi si një prej faktorëve.

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit shënuan një pjesëmarrje tepër të ulët në votime. Bashkia me pjesëmarrjen rekord negative ishte Vlora me 12.54%, teksa në total votuan vetëm 18.45 e qytetarëve me të drejtë vote nga 334 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos